Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga një zjarrvënie në Ligatinën e Hencit e cila është një krim i rëndë mjedisor.
Zjarrvënia në këtë zonë ka shkaktuar pasoja të rënda në ekosistem, duke shkatërruar biodiversitetin dhe duke rrezikuar seriozisht zhdukjen e shumë specieve bimore dhe shtazore.
Këto veprime janë të papranueshme dhe kriminale, ndaj ministrja Pacolli u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Policisë së Kosovës, që të ndërmarrin masa të menjëhershme për hetimin e rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve.
Ministrja Pacolli ritheksoi se nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon pasuritë natyrore dhe mjedisin e vendit.
