Lajme

Krimet e Rënda bastisin banesën e Shkëlzen Gashit

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Njësiti i Krimeve të Rënda të Policisë ka bastisur banesën e Shkëlzen Gashit.

Njoftimi u bë nga Rron Gjinovci, përmes rrjeteve sociale.

Gashi thuhet se është shoqëruar në stacionin policor, por sipas Gjinovcit ende nuk është arrestuar.

Ky veprim i institucioneve vjen pas paralajmërimit të PSRK-së për zhvillimin e hetimeve lidhur me ekspozitën për Masakrën e Dubravës dhe të tjera që u organizua në Prishtinë ku pati reagime të ashpra lidhur me saktësinë e të dhënave.

Klankosova.tv ka pyetur në Prokurorinë Speciale, por deri në këto momente nuk ka pranuar asnjë informacion zyrtar.

Të Ngjashme