Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kriza institucionale pas 9 Shkurtit: Asnjë parti nuk e pranon rezultatin, zgjedhjet e reja duken të pashmangshme

 
   

Pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit, asnjë nga partitë kryesore politike në vend nuk ka pranuar rezultatin zgjedhor.

Juristi Blerim Burjani, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur objektivat që kishte synuar, ndërkohë që LDK, PDK dhe AAK gjithashtu janë shprehur të pakënaqura me rezultatin përfundimtar.

Postimi i plotë:

PSE TË KONSTITUOHEN INSTITUCIONET?

Asnjë parti politike nuk e ka pranuar rezultatin zgjedhor të 9 Shkurtit. VV nuk ka arritur rezultatin që ka synuar zgjedhor, LDK, PDK e as AAK – pra, të gjithë janë të pakënaqur me rezultatin zgjedhor. Askush nga këto parti nuk e do implementimin e rezultatit zgjedhor. Kujt i vyen një Qeveri njëvjeçare prej këtyre partive? Askushit. Pra, zgjedhjet e reja janë zgjidhje – sa më parë, aq më mirë.