Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KRIZA NË RENDIN BOTËRORE: Vuçiçi i kërkon vetëm të drejtën për të qenë i frikshëm

 

Në deklaratën e tij të fundit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ngrenë shumë vëmendje në lidhje me gjendjen aktuale të sistemit ndërkombëtar dhe rolin e Serbisë në këtë realitet gjeopolitik në ndryshim.

Akuzat e Vuçiçit për “mungesë parimesh” nga ana e Shteteve të Bashkuara, të ilustruara me rastin e Venezuelës, kanë çuar në dilema nëse kemi të bëjmë me një kritikë të qëndrueshme ndaj politikës ndërkombëtare apo me një përpjekje për të relativizuar qëndrimet dhe veprimet e Serbisë në rajon.

Në këtë kontekst, vëmendje të veçantë marrin edhe pretendimet e tij se armatosja e Kosovës bie ndesh me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244.

Për këto çështje, në një prononcim për “Bota sot” flet eksperti i sigurisë, Fidair Berisha, duke ofruar një analizë të detajuar juridike, politike dhe strategjike.

Ai ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç se “rendi botëror ka rënë”, duke vlerësuar se ajo duhet kuptuar kryesisht si retorikë politike dhe vetëm pjesërisht si reflektim i realitetit gjeopolitik aktual.

Fidair Berisha thekson se deklaratën e Vuçiçit duhet parë kryesisht si retorikë politike e kalkuluar, e përdorur për interesa të brendshme dhe për manovrim diplomatik.

Ai shton se pretendimi për kolaps të rendit botëror është i ekzagjeruar dhe se rendi ndërkombëtar ndodhet në transformim dhe në krizë, por jo në një gjendje kolapsi apo shkatërrimi të plotë.

Duke iu referuar përmendjes së Venezuelës nga Vuçiq, Berisha thekson se kjo përdoret vetëm si shembull ilustrues dhe se ai e përdor këtë shembull për të theksuar pretendimin se SHBA-të kanë vepruar në mënyrë joparimore.

Ai vlerëson se Serbia vazhdon të përdorë narrativën e kërcënimit nga Kosova si instrument politik dhe se Kosova paraqitet sistematikisht si faktor destabilizues dhe si rrezik për serbët në veri dhe për stabilitetin rajonal.