Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kroacia arreston pilotin për lidhje me Listën Serbe, Rron Gjinovci ironizon ‘keq’ me opozitën

 
   

Rron Gjinovci ka reaguar pas arrestimit të një piloti kroat, i cili dyshohet se ka ndarë informacione të ndjeshme me të dashurën e tij – informacione që më pas kanë përfunduar te Lista Serbe.

 Ky rast, sipas Gjinovcit, tregon se shteti kroat – anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s – e sheh Listën Serbe si rrezik për sigurinë kombëtare, ndërkohë që në Kosovë kjo parti jo vetëm që është pjesë e institucioneve shtetërore, por ka edhe përkrahje për poste të larta nga opozita, transmeton “Bota sot”.

Përmes një toni kritik dhe ironik, Gjinovci u shpreh se “Lista Serbe UÇK-në e konsideron organizatë terroriste, ama Dimali osht tradhëtar”.

Shkrimi i plotë

Shteti kroat e ka arrestu pilotin e vet, i cili ia ka dhanë do informacione t’dashtunës t’vet, e cila ia ka dhanë ato informacione Listës Serbe. Do me thanë: Kroacia, vend i BE-së dhe në NATO e konsideron Listën Serbe rrezik. E na Listën Serbe e kena në institucionin ma t’naltë shtetnor, në Kuvend dhe opozita mundohet me ja siguru nji nënkryetar. Lista Serbe UÇK-në e konsideron organizatë terroriste, ama Dimali osht tradhëtar