Aktuale

Krushq me njëri-tjetrin? Vrasja në Nikël! Zbulohet lidhja e viktimës me autorin, ja përplasja me djemtë disa ditë para krimit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur në Nikël, ku viktimë mbeti Artur Çangu.

Sipas informacioneve, autori i dyshuar Eduart Afmataj ka pasur lidhje krushqie me viktimën, pasi ishte dhëndër te kushërinjtë e tij.

Po ashtu, mësohet se disa ditë para ngjarjes kishte pasur një konflikt mes djemve të Çangut dhe autorit, i lidhur me çështje pronësie, ende të paqarta.

Ndërkohë, bëhet e ditur se vrasja është kryer me armë zjarri, e cila është konfirmuar të jetë një çifte.

Të Ngjashme