Lajme

Kryeministri Kurti mori pjesë në përurimin e objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në veri të Mitrovicës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, mori pjesë në përurimin e objektit të Administratës Tatimore të Kosovës, në veri të Mitrovicës.

Kryeministri Kurti tha se ky përurim përbën një hap të rëndësishëm në fuqizimin e pranisë institucionale në këtë pjesë të vendit, si dhe në ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim. Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë në shërbim dhe në funksion të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Është një ditë e gëzuar për shtetin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët në veri e në jug, shqiptarë, serbë, boshnjakë, sepse Republika nuk bën dallime sipas etnisë.

Përkundrazi, kujdeset që t’i shërbejë të gjithë qytetarëve sipas të drejtave të tyre dhe sipas nevojave të tyre që kanë. Prania e jonë këtu është dëshmi e përkushtimit tonë për mbledhjen e tatimeve dhe njëkohësisht për shërbimin e duhur e publik ndaj qytetarëve”, tha kryeministri Kurti.

Ndërsa, drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni, tha se kjo është ngjarje shumë e rëndësishme sidomos për qytetarët që ushtrojnë veprimtari biznesore.

Image

Të Ngjashme