Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Italisë, Antonini

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranoi urime për zgjedhjen e presidentes.

Në takim u diskutua për përfundimin e procesit të formimit dhe të funksionalizimit të institucioneve dhe kthimin me përqendrim të plotë te programi i punës dhe planet për zhvillim.

Krahas aktualitetit, përfshirë aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u bisedua për procesin e integrimit evropian, rolin e Italisë dhe rëndësinë e mbështetjes së saj në avancimin e statusit të Kosovës në shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kurti shprehi mirënjohje ndaj Italisë për përkrahjen dhe gjithë kontributin e saj për zhvillimin e Republikës së Kosovës, sikurse për sigurinë dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Ndërsa, tregoi synimet për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, përfshirë sportin.

Image

Të Ngjashme