Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeministri Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin

 
   

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua mëngjesin e sotëm me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin, i cili shoqërohej nga ambasadori i Francës, Olivier Guerot.

Diskutuan së bashku për historinë e letërsinë, dhe natyrisht aktualitetin gjeopolitik e dinamikat sociale posaçërisht në kontinentin tonë evropian.

Philippe Collin i dhuroi kryeministrit romanin e tij të publikuar vitin e kaluar me titull “Barmeni i Ritzit”, ku trajtohen ngjarje nga okupimi nazist i Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, bazuar në historinë e vërtetë dhe spektrin e shankistit Frank Mejer, nga hoteli Ritz në Paris.

Kryeministri e falënderoi për bisedën dhe librin, duke shprehur mirënjohjen për shkëmbimin e sotëm dhe vlerësimin për krijimtarinë dhe punën e tij.

 
 
 
 

Â