Aktuale

Kryeministri maqedonas i hap rrugë gjuhës shqipe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka reaguar në lidhje me provimin e jurisprudencës që studentët e juridikut kërkuan që të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Mickoski theksoi se nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe atëherë duhet të lejohet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Studentët shqiptarë të juridikut në Maqedoninë e Veriut kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, por Ministria e Drejtësisë refuzon, duke argumentuar se maqedonishtja është gjuha kryesore zyrtare në procedurat juridike dhe duhet domosdoshmërisht të njihet.

Të Ngjashme