Lajme

Kryeministri norvegjez i quan komentet e Trumpit për NATO-n “mungesë respekti”

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store i ka quajtur të shtunën komentet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me rolin e NATO-s në Afganistan janë “mungesë respekti”.

“Të rënët, familjet e tyre dhe ata që shërbyen në Afganistan meritojnë të flitet për ta me të vërtetën dhe respektin e duhur. Deklarata e presidentit amerikan është mungesë respekti. E kuptoj plotësisht pse si veteranët ashtu edhe të afërmit e tyre po reagojnë kaq fuqishëm ndaj kësaj”, tha Store në Facebook.

Ai vuri në dukje se ushtarët që shërbyen në vend meritojnë respekt.

Komentet e Store erdhën pasi Trump tha të enjten se trupat e NATO-s qëndruan “pak larg vijave të frontit” gjatë luftës në Afganistan.

Komentet e Trump kanë shqetësuar aleatët e NATO-s, përfshirë Poloninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, me udhëheqësit në këto vende që i kanë quajtur komentet “të papranueshme” dhe “fyese dhe sinqerisht të tmerrshme”.



Të Ngjashme