Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kryeministri që nuk u ble”/ Shala me deklaratë të fortë: Kurti, shpresa e Dardanisë!

 
   

Në një reagim publik, Hafiz Shala ka ngritur pyetje për mënyrën e jetesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si shembull të rrallë integriteti në skenën politike botërore.

 Ai vlerëson se refuzimi i pazareve për pushtet dhe qëndrueshmëria ndaj presioneve janë dëshmi se Kurti nuk i është nënshtruar askujt, përcjell “Bota sot”.

Sipas Shalës, në rrethana të sulmeve të shumta ndaj vendit, figura e Kurtit përfaqëson një garanci për shpëtimin e Dardanisë nga planet e errëta serboshqipfolëse.

Shkrimi i plotë

Pyetje publike: A ekziston diku në ndonjë shtet në rruzullin tokësor që një kryeministër banon me qira?

Prandaj deklaratat e Albin Kurtit se nuk ka kush që ta shantazhojë, vijnë edhe nga deklarata e tij se: “Unë nuk kam ardhur në pushtet përmes pazareve.”

Dardania, në këto rrethana të sulmeve nga brenda dhe jashtë, nga armiqtë tanë shekullorë, mund të shpëtojë vetëm nga ai i cili as nuk e luti, as nuk iu përkul askujt për pushtet apo ndonjë përfitim tjetër.

Zgjedhja e Albin Kurtit është baras me shpëtimin e Republikës së Dardanisë nga planet famëkeqe serboshqipfolëse.