Aktuale

“Kryeministria dhe Parlamenti duhet të ishin në flakë”, Bushati kritika opozitës: Nuk e ka këtë nivel

I ftuar në një emision televiziv, Bushati u shpreh se protesta është në të drejtën e Partisë Demokratike për ta organizuar, por sipas tij, ajo nuk ka fuqinë të rrëzojë apo as të krisë “regjimin e Ramës”.

Ai komentoi edhe debatin për përdorimin e fishekzjarreve dhe molotovëve gjatë protestave, duke deklaruar se problemi, sipas tij, nuk qëndron tek akti në vetvete, por tek mungesa e efektivitetit.

Bushati ngriti gjithashtu pyetjen nëse institucionet, që sipas tij janë uzurpuar, duhet të largohen me forcë, duke e cilësuar këtë si debatin themelor politik.

“Protesta është në të drejtën e PD-së ta bëjë, por me protestë jo vetëm që regjimi i Ramës nuk shembet, por as nuk kriset. Duhet të jemi të nërgjegjshëm, që ky lloj pushteti, protesta të tilla nuk i bëjnë ndonjë dëm të madh.

E dyta, u bë një debat, fishekzjarret, molotovët, problemi im nuk është se hodhi opozita molotov, por është se nuk e djeg dot Kryeministrinë e milionave të Ballukut apo Parlamentin e rrëmbimeve të Ergys Agasit. Në pikën që jemi do të ishte e legjitimuar, që Parlmaneti dhe Kryeministria, por dhe Tirana të jetë në flakë. Opozita nuk e luan dot këtë rol, nuk ka milionat, bandat dhe fuqinë për ta organizuar këtë. Në këtë kuptim, bëhet qesharak debati, që kritikohet opozita se ndot pak muret e Kryeministrisë. Me këta rrëmbyes personash, hajdutë kronikë, çdo veprim i qytetarëve do të ishte i përligjur. Opozita nuk është në këtë nivel.

Fëmijët është pyetja e dytë? Pyetja themelorë është, pasi kemi parë çka bërë Balluku dhe Rama nuk e dorëzon, pasi kemi parë si rrëmben njerëz Agasi dhe nuk e çan kokën njeri, uzurpuesit e këtyre institucioneve, a duhen nxjerrë përdhunshëm prej andej? Kjo është pyetja e parë. Pastaj bëhet me fëmijë apo me burra? Me njerëz që e bëjnë vërtetë apo sikur? Por themelorja është, a duhen tërhequr me litar për fyti këto hajdutë që grabisin çdo ditë?

Pastaj se si, është debat dytësor”, tha ndër të tjera Bushati.

Të Ngjashme