Lajme

Kryeprokurorja: Të akuzuarit janë përpjekur të “minojnë” Gjykatën Speciale

Kryeprokurorja Kimberly West ka nisur fjalën para Dhomave të Specializuara të Hagës, duke thënë se pesëshja e akuzuar ka tentuar të minojë dhe manipulojë funksionimin e gjykatës.

Sipas saj, Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarit e tij kanë ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në dëshmitë e dëshmitarëve, duke shkelur rregullat që mbrojnë informacionin konfidencial.

“Paraqitem sot për të folur lidhur me përpjekjet e Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë për të minuar dhe manipuluar kuadrin e kësaj gjykate, dhe atë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke dhunuar… të cilët kanë pasur si synim që të kenë të mundur që viktimat dhe dëshmitarët të japin dëshminë e tyre pa asnjë frikë dhe influencë, dhe besimin se identiteti i tyre është konfidencial.

Thaçi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka vazhduar që të ndërhyjë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe ka shkelur të gjitha rregullat e gjykatës që kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e informacionit konfidencial. Të bashkëakuzuarit kanë marrë pjesë në këto krime”, tha ajo.

Të Ngjashme