Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Pak ditë më parë, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste.

Ai nënvizoi se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin. “Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë.”/A2CNN/