Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri merr një mesazh ofendues nga një serb, e publikon në Facebook

 
   

Kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka pranuar një mesazh ofendues nga një serb.

Ky mesazh i ka ardhur përmes rrjetit social “Facebook”, ndërsa në të njëjtin rrjet identik, e publikoi edhe vet Zeqiri,

“Çetnikët nuk më harrojn më përshëndesin nga nji her me ksi lloj mesazhi”, shkroi Zeqiri në statusin e paredaktuar nga ne.

Ndërkaq, me një përkthim të thjeshtë, mësohet edhe përmbajtja e dërgesës:

“Përshëndetje kryetar fallco i çmendur. Edhe sa do të bësh dredhi me 2% të votave”, ka shkruar Marko Peric.