Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeziu për votimin e fshehtë: S’ka shkelje kushtetuese, por duhet të vazhdohet me votim të hapur

 
   

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e kryeparlamentarit nga votimi i hapur në atë të mbyllur nuk përbën shkelje kushtetuese.

Por sipas tij, procedura e zgjedhjes së kryeparlamentarit duhet të vazhdohet me votim të hapur ashtu siç ka filluar.

“Ka dy forma të votimit i hapur dhe i mbyllur. Votimi fshehtë është pak më i sigurt se i hapur… kjo është një seancë konstituive dhe meqë janë marrë vesh për votim të hapur kjo duhet të përfundoj deri në fund me votim të hapur.

Të drejtë kanë por nëse dëshirojnë deputetët me u marrë vesh përsëri me ndërru votimin kanë mundësi përndryshe duhet vazhduar me votim të hapur. S’ka (shkelje kushtetuese) kjo është e rregulluar me rregullore nëse shkelet atëherë ka shkelje të rregullores së punës së Kuvendit”, tha Kryeziu për RTV21.