Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi ka treguar orën dhe vendin se ku do të votojë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdhixhiku dhe kandidatët për kryetarë në balotazhin e nesërm.
– Në orën 10:30, voton kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëshorten znj. Albina Kastrati Abdixhiku në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë”.
Kosova të dielën voton në 18 komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Më poshtë e gjeni listën e kandidatëve të LDK-së
– Në orën 10:30, voton kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëshorten znj. Albina Kastrati Abdixhiku në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
– Në orën 11:00, voton kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës;
– Në orën 10:00, voton kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë;
– Në orën 10:30, voton kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në shkollën fillore “Ahmet Hajdari”, në Begunc;
– Në orën 12:00, voton kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në shkollën fillore “Avdurrahman Gërguri”, në Dardhishtë;
– Në orën 10:30, voton kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, në shkollën fillore “Edmond Hoxha”, në Junik;
– Në orën 11:00, voton kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, në SHFMU “28 Nëntori”, në Bersanë.
– Në orë 10:00, voton kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, në shkollën fillore “Bajram Curri”, në Sllatinë të Madhe;
– Në orën 10:30, voton kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, në SHFMU “Rexhep Elmazi”, në Gjilan;
– Në orën 10:30, voton kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, në shkollën fillore “Edit Durham”, në Mushtisht;

