Lifestyle

“Kujdes me dietat ekstreme”, ekspertët: Mund të shkaktohen dëme serioze në shëndet

Një trup në formë dhe ndjesia e mirë me veten janë qëllime të zakonshme për shumë njerëz, por rruga drejt rezultateve të shpejta shpesh kalon përmes dietave ekstreme.
Këto dieta sipas specialistëve sjellin rreziqe shëndetësorë.

“Probleme estetike, rënie flokësh, probleme me akne, gjithashtu mund të shkojmë tek bulimia, anoreksia për shkak sepse humbet peshë në mënyrë drastike, mund të qëllojë që të krijojë anoreksi bulimike sidomos tek moshat adoleshenciale, në mënyrë që ta shikojnë veten të shëndoshë duke vazhduar dieta pas dietash për tu dobësuar edhe më shumë.”

Rrjetet sociale dhe modelet që ata ndjekin janë disa nga faktorët kryesor që motivojnë të rinjtë të ndjekin këto dieta ekstreme,

“Një ndër thirrjet e mia kanë qenë kujdes dietat e internetit, kujdes dietat e intervistave sepse janë dieta që duken sikur janë të modës por në fakt regjimet ushqimore nuk kanë të bëjnë me modën, nuk jemi duke folur as për veshje as për look, janë dieta që zakonisht kanë pr kështu që përfitimet janë personale jo në të mirë të popullatës.”

Dietologët këshillojnë se është më mirë të përqafohet një stil jetese i qëndrueshëm dhe i balancuar.

“Sugjeroj që të ndiqni një regjim ushqimor të përcaktuar në mënyrë korrekte nga një profesionist sepse dietat drastike të cilat gjenden rëndomë në rrjete sociale apo revista kanë efeke anësore qoftë për organizmin qoftë se ato kile i merrni sërish dhe nuk e luftoni asnjëherë mbipeshën.”

Dietat ekstreme janë regjime ushqimore që kufizojnë ndjeshëm kaloritë ose eliminojnë plotësisht disa grupe ushqimore.

/vizionplus.tv

Të Ngjashme