Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kujtim Hajdaj kritikon koalicionin PDK–Lista për Familje

 
   

Anëtari i kryesisë së Guxo-s, Kujtim Hajdaj, ka reaguar ashpër pas njoftimit për koalicionin mes PDK-së dhe Listës për Familje. Përmes një postimi, ai e quajti këtë marrëveshje “të ashtuquajtur” dhe akuzoi PDK-në se historikisht ka përdorur taktika për të “thyer” parti të tjera politike.

Hajdaj përmendi se, sipas tij, PDK ka investuar më herët për të ndarë grupe brenda Vetëvendosjes, LDK-së dhe formacioneve të tjera politike, ndërsa tani po bën aleancë me të njëjtët persona që dikur, sipas tij, i ka përdorur për përçarje.

Ai shtoi se të gjitha këto tentativa kundër Albin Kurtit kanë pasur “efekt të kundërt”, duke e rritur përkrahjen për të, dhe parashikoi se PDK do të pësojë “kollaps zgjedhor” në 28 dhjetor.

Postimi i plotë:

PDK marrëveshje koalicioni me të ashtuquajturen “Lista për familjen” 😅

Qëllimi me thy Albin Kurtin..

A e dini se ishte po kjo PDK që patë investu m’i nda këta të listes për me dëmtuar përbrenda Lëvizjen Vetëvendosje, e sot janë të njëjtit me të cilët PDK po lidh aleancë zgjedhore…😅

Kjo gjithmonë ka qenë strategjia e këtyre të PDK: t’u investu para m’i thy partitë tjera, e më të njejtat para të korruptuara me forcu partinë e vet. A se kishte përdorë PDK këtë praktikë edhe me ata të ikurit nga LV kur pastaj dolën si parti PSD dhe iu bashkuan PAN-it.

A se patë përdorë PDK ngjajshëm këtë praktikë edhe me LDK ne 2006, kur arriti ta thej në dysh për t’ia hap vetes rrugën e pushtetit të korruptuar.

A s’po e përdorin këtë strategji edhe me analistët dhe disa të ashtuquajturit “gazetarë “

Të gjitha këto PDK i ka provuar me Albinin, por kanë arritë kundër efekt të madh, sepse populli i ka dhënë edhe më shumë përkrahje Albinit, duke e bërë lider të pathyeshëm të popullit dhe shtetit.

Kështu PDK, do të pësojë kollaps zgjedhor edhe me 28 dhjetor.