Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilri Kulla duke komentuar zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Palestinës, ku sot është nënshkruar marrëveshja e paqes për Gazën, ka thënë  konfliktit afatgjatë po shkon drejt fundit.

Ai ka thënë se tani do të jetë në një periudhë, ku shtetet synimet do ta njohin Izraelin si vend të pavarur, por edhe Izraeli do ta njohë Palestinë si shtet.

Kulla në emisionin “Matrix” në Tëvë 1, ka thënë se Palestina do të jetë shtet me mbikëqyrje e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova.

“Tani do të hyjmë në një periudhë afatgjate të përhershme armëpushimi i cila do t’i hapi rrugën për paqen e brezave të ardhshme që do të vijnë. Po shkojmë drejt një epoke, që vendet synime do ta njohin Izraelin si vend të pavarur në territorin e vet dhe Izraeli do të njoh Palestinën si shtet, sigurisht siç është edhe shteti i Kosovës, me monitorim ndërkombëtar me garanci ndërkombëtare. Po shkojmë drejt ni zgjidhje të konfliktit afatgjatë”, ka thënë Kulla.

Presidenti amerikan Donald Trump, bashkë me ndërmjetësit Egjiptin, Katarin dhe Turqinë nënshkruan marrëveshjen për planin e paqes në Gaza.

Dokumenti u nënshkrua gjatë samitit ndërkombëtar të organizuar nga Egjipti në Sharm El-Sheikh.

E për dokumentin e nënshkruar, Trump u zotua se do të respektohet.

“Është dokument shumë gjithëpërfshirës. U deshën 3.000 vjet të arrinim në këtë pikë. A mund ta besoni? Do të respektohet”, tha ai.