Shumë prindër mendojnë se bisedat, këngët apo përrallat kanë kuptim vetëm pasi foshnja fillon të flasë. Por ekspertët e zhvillimit të gjuhës dhe logopedët theksojnë se komunikimi duhet të nisë shumë më herët madje që gjatë muajve të parë të jetës.
Sipas specialistëve, rreth muajit të 4-t dhe të 5-të, foshnjat fillojnë të dëgjojnë me më shumë vëmendje ritmin, melodinë dhe tingujt e gjuhës. Edhe pse nuk i kuptojnë ende fjalët, truri i tyre po ndërton lidhje të rëndësishme që do t’i ndihmojnë më vonë të flasin.
Pse është kaq e rëndësishme?
Studimet tregojnë se foshnjat që dëgjojnë rregullisht zërin e prindërve, këngë dhe tregime zhvillojnë më mirë aftësitë gjuhësore. Kjo ndihmon në:
pasurimin e fjalorit në të ardhmen;
zhvillimin e kujtesës dhe përqendrimit;
forcimin e lidhjes emocionale mes prindit dhe fëmijës;
stimulimin e zhvillimit të trurit dhe komunikimit.
Leximi i përrallave, edhe kur nuk kuptojnë
Mund të duket e çuditshme t’i lexosh një libër në muajin e 4 ose 5 të shtatzënisë, por ekspertët thonë se nuk ka rëndësi nëse ajo e kupton historinë. Ajo që ka vlerë është dëgjimi i zërit të prindit, intonacioni, ritmi i fjalëve.
Po ashtu, këngët dhe ninullat ndihmojnë foshnjën të dallojë tingujt e gjuhës dhe e qetësojnë emocionalisht.
Sipas ekspertëve kjo gjë e ndihmon një bebe të fillojë të flasë më shpejtë.
Çfarë mund të bëjnë prindërit?
Flisni me foshnjën gjatë aktiviteteve të përditshme.
Këndojini këngë dhe ninulla çdo ditë.
Lexojini libra me figura dhe ngjyra, edhe për pak minuta.
Reagoni kur ajo nxjerr tinguj, sikur po zhvilloni një bisedë, ose nëse jeni shtatzënë kur të lëvizë.
