Lajme

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë” – Protesta e PD-së në Tiranë, reagon Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës në Tiranë, duke publikuar një foto të Xhamisë së Namazgjasë.

Rama, reagimin e tij e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ku ka shkruar shkurt: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”

Ndryshe, PD ka zhvilluar protestën e saj të katërt sot.

Në protestë, protestuesit kanë hedhur molotovë e fishekzjarrë, ndërsa policia në anën tjetër ka reaguar me gazë lotsjellës. /teve1.info/

 

Të Ngjashme