Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kur Rama proteston dhe Vuçiqi hesht: Çfarë fshihet pas këtij koordinimi të pazakontë?

 
   

Përmes një postimi në Facebook, publicisti Gëzim Mekuli ngriti disa pikëpyetje të forta mbi heshtjen e pazakontë të Beogradit ndaj protestës së thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Mekuli vëren me habi se, ndryshe nga reagimet e menjëhershme të Serbisë zyrtare edhe për ngjarjet më të vogla në Kosovë, kësaj radhe Beogradi është zhytur në një heshtje të thellë.

Ai shton se mungesa e reagimit nga presidenti Vuçiq ndaj një nisme të tillë nga “miku” Rama nuk është e rastësishme dhe mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje të heshtur, duke e shndërruar dyshimin në një paralajmërim serioz, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Asnjë reagim nga Beogradi!

A nuk ju duket e çuditshme heshtja e Beogradit për “protestën” e thirrur nga dRama në Tiranë, në “shenjë solidariteti” me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë?

Dje, krejt Serbia zyrtare, media e opozitë, reaguan brenda 30 minutave për shkak se 3 kamiona të ndryshkur kaluan nëpër rrugë të Kosovës.

E sot, s’paku deri më tash, asnjë fjalë nga Vuçiqi e as nga Beogradi i moçëm.

Pse more Vuçiqi reagon e kallet kur është në lojë Albini, por shukatë kur miku dRama del në skenë?

A është kjo “heshtje” e Beogradit pjesë e një plani prapa dyerve të mbyllura?

Kujdes! Kur dRama “proteston” e Vuçiqi shukatë… dyshimi nuk është më teori; është paralajmërim.