Ai ka vetëm pak kohë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Johnny Rapaj dhe Ermal Fejzullahu, dhe po shijon një sukses të madh nëpër koncerte mirëpo diçka nuk po shkon ashtu siç duhet për reperin.
Bëhet fjalë për Majk, i cili ka surprizuar fansat me një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, që për hir të së vërtetës nuk është edhe aq pozitiv.
“Unë bëja këtë m** kur ti akoma dh*** në pampers”, shkruan reperi në postimin e bërë në Instastory.
Në postimin pasardhës, artisti ka postuar bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasy, “Sjena mo”, një këngë me të cilën Majk u bë tepër i famshëm për publikun shqiptar dhe që ka arritur mbi 65 milionë klikime në kanalin e Youtube.
Nuk dihet ende se kujt i drejtohet Majk me këto fjalë përmes postimit të tij, por duket se ai ka ironizuar një tjetër artist.
Sa i përket jetës së tij personale, Majk po shijon romancën e tij të re me Nita Krasniqi, një marrëdhënie të cilën e konfirmuan vetëm pak ditë më parë përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.