Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kurit për krizën financiare në RTK: Nuk mund ta shkeli rrugën ligjore

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar edhe krizën financimiare në Radio Televizionit të Kosovës, duke thënë se është i gatshëm për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe ligjore për çështjen e financimit të RTK-së.

Sipas tij, vendimi i ish-kryeministrit, Avdullah Hoti për alokimin e mjeteve të RTK-së në vitin 2021 ishte jo ligjor.

Kurti tha se nuk mund të veprojë në të njëjtën mënyrë.

“Radio Televizioni i Kosovës është themeluar nga Kuvendi i Republikës dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje dhe jemi për pjesëmarrje aktive në gjetjen e një zgjidhje. Por, nuk mund te jetë ajo një zgjidhje e cila nuk është ligjore. Komisioni për Buxhet dhe Financa do të duhej ta marrë vendimin për transformim të mjeteve. duke mos pasur kuvend të Republikës për legjislaturën e nëntë, nuk e kemi as atë komisioni, rrjedhimisht nuk e kemi as atë vendim…Ajo është praktikë jo ligjore e ish-kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkeli në atë rrugë jo ligjore, pa çka ajo tashmë është bërë. Duhet të gjenden zgjidhje të tjera. Ka pasur takime, komunikime në këtë aspekt. Jam për zgjidhje ligjore”, tha Kurti.

Sot për shkak të mos ekzekutimit të pagave për muajin korrik, disa punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) protestuan sot para kuvendit të Kosovës, duke kërkuar të drejtat e tyre ligjore për alokim të mjeteve.