Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Askush s’po e zë karrigen e zbrazët të nënkryetarit nga komuniteti serb, i dëmshëm mosfunksionimi i Kuvendit

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës është dëm për vendin dhe humbje kohe.

Gjykata Kushtetuese ka thënë të martën që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kjo gjykatë, obligon po ashtu deputetët që të kryejnë edhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga ky komunitet brenda 12 ditësh, sipas afatit nga aktgjykimi i shkuar.

Por, sipas Kurtit, Kuvendi duhet të funksionojë edhe në këtë mënyrë meqë siç tha ai, askush nuk po ulet në karrigen e nënkryetarit të komunitetit serb.

Kurti: Askush s’po e zë karrigen e zbrazët të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb

“Ne duhet ta shohim atë në mënyrë të plotë për të dhënë vlerësimin tonë. Konsideroj se është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionin Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, ka zgjedhë katër nënkryetarët, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, është dashur që të vazhdojë puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur”, tha Kurti.

Sa i përket deklaratave të partive të tjera se nuk do të votojnë një deputet të Listës Serbe për nënkryetar, Kurti tha se nuk do ishin bërë nëse të njëjtit do të kishin votuar deputetin serb Nenad Rashiq, i cili kishte 56 vota për.

Kurti: Nuk janë serb vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq

“Emilia Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Rexhepin të anulohet, prandaj ne kemi mbetur te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb, po mos harroni nuk janë serb vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe mori vetëm dhjetë vota e Rashiq mori 56, veç pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje”, tha Kurti.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin e saj, duke përmendur se ende nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.