Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti bëri homazhe në 36-vjetorin e rënies së heroit Ali Ajeti

 
   

Gjatë qëndrimit në Podujevë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bënë homazhe pranë shtatores së heroit Ali Ajeti, në përvjetorin e rënies së tij.

Në nderim dhe kujtim të veprës së heroit Ali Ajeti, mban një minutë heshtja.

Ata vendosën lule pranë shtatores në “Bulevardin e Dëshmorëve” në qytetin e Podujevës.

Pas homazheve, kryeministri Kurti, ministrja Nagavci, kryetari Bulliqi dhe deputetja Saranda Bogujevci, vizituan familjen e heroit Ali Ajeti.