Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të jap shumë shpjegime në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitet dhe Kthim Nenad Rashiq që dje ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij..
Kurti tha se për këtë ka sqarua vet ministri, dhe ka folur edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.
“Ka folë tashmë zëdhënësi im Arlindi dhe po ashtu e ka sqaru edhe ministri”, tha ai teksa po ngutej të futej në veturë pasi mori pjesë në një ngjarje ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Kujotjmë, se Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e tërhoqi deklaratën e tij se kryeministri Albin Kurti, për shkak të tij, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës në mars të vitit 2024 të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016 për kthimin e tokës te Manastiri i Deçanit.
