Lajme

​Kurti dhe Hargreaves flasin për formimin sa më parë të institucioneve

 
   

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas një komunikate të qeverisë, Kurti dhe Hargreaves diskutuan për zhvillimet e fundit, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë.

Si dhe për temat me interes bilateral.

Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme