Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kurti di më shumë se ju të gjithë bashkë” – Bukuroca demaskon opozitën

 
   

Publicisti Lis Bukuroca ka reaguar në lidhje me përgjegjësinë për shtyrjen e proceseve politike dhe rolin e partive opozitare, duke hedhur poshtë pretendimet se faji i takon vetëm kryeministrit Albin Kurti.

Në reagimin e tij në Facebook, Bukuroca kritikon mungesën e vullnetit politik, refuzimin e nismave dhe qasjen që, sipas tij, e paraqet Kurtin si të vetmin subjekt aktiv, ndërsa të tjerët si pasivë dhe të pafuqishëm, përcjell “Bota sot”.

 Ai nuk kursen kritikat as ndaj LDK-së dhe figurave të saj drejtuese, duke e cilësuar situatën aktuale si pasojë të vendimeve të vetë partive opozitare.

Postimi i plotë

Shtyrjen për dhjetor e quani “strategji” të tij, por duke refuzuar çdo ofertë dhe duke bllokuar çdo nismë, dhjetorin e prodhuat vetë.

Sipas jush, fajtori është gjithmonë Albin Kurti. Ai qenka subjekti i vetëm (politik), ndërsa ju thjesht objekte: pa vullnet, pa gjykim dhe pa aftësi për të marrë vendime. Pra, Kurti qenka fajtor pse ju nuk dini, ose pse ai di më shumë se të gjithë ju së bashku.

Ngushëllime dhe urime. Ngushëllime për humbjen, urime për humbjen e vogël. Keni merituar t’i bashkoheni Ramushit. LDK e krijuan intelektualët më të mëdhenj që pat Kosova, po e varrosin biznesmenët milionerë.

Sidoqoftë, Albin Kurti duhet të tregojë mirënjohje dhe t’i falënderohet Lumir Abdixhikut, Lutfi Hazirit, Hikmete Bajramit, Doarsa Kicës dhe Kujtim Shalës. Ishin fantastikë.