1
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian.
Një ditë pas zgjedhjeve përmes platformës X, ka falënderuar të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe të zhvillohej pa incidente.
Moneytizer Paragrafi 2
“Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës”, tha ai.
“Dje, qytetarët e Kosovës na dhanë edhe një herë një mandat të fuqishëm. Është gjithmonë nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht kur ai vjen pas përfundimit të mandatit të parë të plotë në historinë e vendit. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe të zhvillohej pa incidente”.
Moneytizer Paragrafi 4
“Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës. Një falënderim i veçantë për partitë tona motra dhe për lëvizjen më të gjerë progresive, teksa angazhohemi për ndërtimin e shoqërive ku dinjiteti dhe mirëqenia e njerëzve janë në qendër. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në X.


