Lajme

Kurti e nis fjalën me gjyqin në Hagë: Kërkesa për 45 vjet burg bie ndesh me të vërtetën e luftës tonë

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, ka nisur fjalën e tij, ku ka përmendur edhe gjykimin në Hagë.

“Këto dy seanca po i mbajmë pasdite, sepse këto ditë po zhvillohen seancat e fundit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thachit, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kërkesa e Prokurorisë për nga 45 vjet burg për secilin është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historike politik luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë në Kosovë është i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile, që i ka kryer regjimi i Millosheviqit.”

Të Ngjashme