Lajme

Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te baca Rifat

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar që mbrëmë ka qëndruar në familjen Jashari, e ka takuar Rifat Jasharin.

Kurti thotë se me të u takuan pasi që goxha kohë nuk kanë ndejtur, por injoron të përgjigjet se a u fol për postin e presidentit.

“Po, kam qenë mbrëmë te baca Rifat, ku u takuam për festimet e përvjetorit të 18-të. Besuam që do të kemi mundësi të qëndrojmë pak bashkë e të rrimë, sepse s’jemi parë kaherë. Nuk kemi shpesh një mundësi të tillë dhe e kishim lënë të takoheshim. Shkuam atje dhe biseduam për zhvillime politike, për shumë çështje, mirëpo natyrisht që zgjidhja është në mesin e tri subjekteve politike”, tha Kurti.

Të Ngjashme