Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” ka komentuar qëndrimin e tij lidhur me debatin për shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste.
Kurti deklaroi se një hap i tillë nuk është në kompetencë të qeverisë, por është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se Lista Serbe, në aspektin formal-juridik, është një parti politike e regjistruar dhe se qeveria nuk ka autoritet për ta etiketuar si organizatë terroriste.
Ai tha se ne kemi një dallim të madh me aleatët tanë, ku të njejtit nuk i kanë shpallur ato organizata si terroriste. Kurti beson që e ka mirë, për faktin që të tilla organizata janë shpallur si terroriste, pavarësisht qëndrimit të aleatëve, evropianë dhe amerikanë.
“Lista Serbe është parti politike. Ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, por ndërkombëtarët nuk i shpallën. Ata nuk i shpallin, dhe unë besoj se ne e kemi mirë. Qeveria nuk ka të drejt t’a shpall një parti politike Organizatë Terroriste. Për dy organizatat e tjera ne kishim organogram se kanë anëtarë terrorist. Por me Listën Serbe, nuk mundemi sepse Prokuroria dhe Gjykata duhet të sjell drejtësi.” – tha Kurti.

