Pak minuta para fillimit të ndeshjes së pritshme sonte mes Kosovës dhe Turqisë, Kryeministri Albin Kurti shfaqi një herë të tjera optimizmin dhe shpresën e tij për kualifikimin historik të Kosovës në Kupën e Botës 2026.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Kurti theksoi rëndësinë e përkrahjes së tifozëve dhe energjinë që ata mund t’i japin kombëtares sonë.
Postim i plotë:
Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
Drejt Fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës.
