Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti i bindur: Në Kosovë s’ka krizë ekonomike, prandaj s’ka protesta të qytetarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme, të cilën e konsideroi të jashtëligjshme, deklaroi se në Kosovë nuk ekziston krizë ekonomike.

Ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij, rritja ekonomike nuk ka rënë kurrë nën 4 për qind, dhe se rritja mesatare ekonomike ka qenë 6 për qind, duke shtuar se për këtë arsye nuk ka protesta qytetarësh, por vetëm ankesa nga opozita.

Moneytizer Paragrafi 2

“Të nderuar deputetë, në Kosovë nuk ka krizë ekonomike. Në çerekun e dytë të këtij viti ka qenë 4.58 për qind e bruto produktit vendor. Në këto katër vite, sa isha kryeministër dhe tash edhe kryeministër në detyrë, asnjëherë rritja ekonomike nuk ka qenë nën 4 për qind. Rritja mesatare është 6 për qind, prandaj dhe nuk ka protesta të qytetarëve, por ka vetëm ankesa të opozitarëve. Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, po rrezikojmë të kemi krizë sociale nga kriza buxhetore-financiare për shkak të keqpërdorimeve të procedurave. Le të mos keqpërdorim procedurat, le të jemi në nivel të përgjegjësisë si përfaqësues të popullit, por edhe si zyrtarë të shtetit”, deklaroi Kurti