Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti jep lajmin e mirë për fëmijët dhe pensionistët: Më 29 dhjetor shtesa nga 100 euro

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim të tij në facebook ka bërë të ditur që edhe këtë vit do të gëzoj fëmijët dhe pensionistët me nga 100 euro.

Ai ka bërë të ditur se se shtesat për fëmijët dhe pensionistët do të ekzekutohen me 29 dhjetor.

Postimi i plotë:

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!