Lajme

Kurti kërkoi votat e PDK-së për Sejdiun, vjen reagimi i kandidatit për president

Bekim Sejdiu ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti, në konferencën e sotme në Qeveri.

Në një deklarim për Infokus, Sejdiu ka pohuar se ka njoftuar si Kurtin, ashtu edhe LDK-në, se është tërhequr nga gara për president.

Kujtojmë se mesnata e sotme është afati i fundit për zgjedhjen e një presidenti, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në situatën aktuale, Kurti bëri me dije se nuk janë duke u zhvilluar takime me askënd për këtë çështje, pasi LDK-ja nuk i ka votat e plota për president dhe PDK-ja tani po refuzon të takohet.

Të Ngjashme