Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Kosova përherë në mbështetje e përkrahje të Shqipërisë

 
   

Derisa një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës i specializuar në kërkim-shpëtim me kërkesën e autoriteteve shqiptare, shkoi te “Qafa e Burrelit”, si ndihmë në gjetjen e punonjësit që si pasojë e rrëshqitjes e mbuloi dheu derisa punonte në fabrikën për përpunimin e kromit, kreu në detyrë i qeverisë së Kosovës ka thënë se Kosova është përherë në mbështetje e përkrahje të Shqipërisë.

Kurti ka treguar se si qeveri në detyrë, në një mbledhje elektronike aprovuan kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në këtë operacion humanitar.

“Nga vendimi i kësaj mbledhjeje të 259-të të Qeverisë, Ministria e Mbrojtjes është e përgatitur të mbështesë Shqipërinë me një kontingjent, përkatësisht për operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos, ku ditëve të fundit në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu. Si pasojë e kësaj ngjarjeje dheu ka mbuluar një punonjës të kompanisë që operon në shfrytëzimin e mineraleve në këtë zonë”, shkroi Kurti.

“Bashkë, pranë njëri-tjetrit, me shpresën për lajme të mira nga vendi i ngjarjes”, tha ai.