Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se kryeterroristi Milan Radojiq duhet t’iu dorëzohet organeve të sigurisë dhe drejtësisë vendore, pasi siç tha ai, ndaj tij ekziston një aktakuzë prej 160 faqesh.
Aktakuza ndaj Radojçiqit u ngrit më 11 shtator 2024. Themelore të Prishtinës ngrehi aktakuzë për 45 të pandehurit që dyshohet se janë të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku i akuzuari kryesor është udhëheqësi i grupit, Milan Radojçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale. Ai madje ka marrë vetë përgjigjësinë për agresionin në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
Kreu i ekzekutivit deklaroi kështu në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, derisa foli për dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti: Kryeterroristi Milan Radojçiq duhet t’iu dorëzohet institucioneve vendore
“Të cilat kërkojnë mirëbesim dhe kërkojnë siguri juridike, e që vjen nga nënshkrimi i marrëveshjes e që vjen nga tërheqja e letrës së Bërnabiq, e cila aso kohe ishte kryeministre tash është kryetare e Kuvendit në Serbi dhe e cila me datën 13 dhjetor 2023, merreni me mend, Bashkimit Evropian i tha që Serbia nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës. Si mund të bëjmë një dialog, si mund të kemi zbatim të marrëveshjes, si mund të kemi mirëbesim nëse dikush ju thotë publikisht dhe e lë zyrtarisht me letër të shkruar që nuk ta respekton integritetin territorial. Ajo letër duhet të tërhiqet, marrëveshja bazike e Brukselit me aneksin e zbatimit të Ohrit duhet të nënshkruhet dhe mos të harrojmë, kryeterroristi Milan Radojçiq duhet t’iu dorëzohet organeve të sigurisë e drejtësisë në Kosovë sepse bashkë me 44 paramilitarë të tjerë që e vranë heroin e Kosovës Afrim Bunjaku, kanë aktakuzë 160 faqe në Kosovë, ne kemi një proces gjyqësor që po pret të fillojë dhe a duhet të fillojë në mungesë kur ne e dimë ku është ai person? Për ne është e kuptueshme që duhet të fillojë në mungesë kur nuk e dimë ku është personi, mirëpo është absurde që në Kosovë do të na duhet të fillojë një proces gjyqësor në mungesë për një person që e dimë se ku është”, ka shtuar Kurti në konferencë.
Tutje, shefi i ekzekutivit u pyet edhe sa i përket zbatimit të Ligjit për të Huajt, për çka tha se nuk ka probleme në praktikë.
Kurti: Ne nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh
“Sa kam unë informacion, deri në këto momente nuk ka probleme sa i përket zbatimit të ligjit për të huajt. Ne kemi krijuar një dritare 12 muajshe për ata të cilët nuk do të duhej ta humbin të drejtën e punës e banimit për shkak të mungesës së dokumenteve, por këtë e kemi shoqëruar me një dritare tjetër tremuajshe ku do të mund të pajisen me dokumente legale. Pra, ne nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh dhe serbët në Kosovë që janë diku rreth katër për qind, ne i trajtojmë qytetarë të Republikës. Nuk harrojmë që ka edhe minoritete tjera, nuk ka veç minoritet serb”, përfundoi ai.
