Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e reflektimit shkencor dhe institucional mbi plagët e luftës në Ditën e Pavarësisë, duke komentuar në konferencën ndërkombëtare të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës “Nga lufta në rimëkëmbje”.
Kurti theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë, duke mohuar pretendimet për “Shtëpinë e Verdhe” si vend trafikimi, dhe theksoi se përballja me të kaluarën forcon shtetin drejt së ardhmes.
“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë deri në gjenocid.
Seancat gjyqësore që po zhvillohen aktualisht në Hagë nuk mund të vënë në dyshim karakterin çlirimtar e antikolonialistë të luftës sonë, as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor,” shkruan mes tjerash ai”
