Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Masakra në Lagjen e Boshnjakëve nuk do të harrohet

 
   

Një ditë më parë, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar se po e shndërrojnë në muze shtëpinë ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut, ku u torturuan dhe u vranë në mënyrë mizore 23 qytetarë të kësaj lagjeje.

E lidhur me këtë sot ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve nuk do të harrohet asnjëherë.

“Masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve, në veriun e Mitrovicës, do të kujtohet ndër breza dhe nuk do të harrohet asnjëherë”, shkruan Kurti.