1
Një fotografi e realizuar nga fotografi Ridvan Slivova, ka rikthyer në vëmendje protestën e fundit studentore të mbajtur më 30 prill 1998 pranë fakulteteve teknike në Prishtinë, një nga momentet më domethënëse të rezistencës paqësore studentore në Kosovë.
Në fotografi shihen, Albin Kurti, Muhamet Mavraj,j Driton Lajçi dhe aktivistë të tjerë të lëvizjes studentore të asaj kohe.
Moneytizer Paragrafi 2
Kjo protestë ishte zhvilluar në ditën kur, sipas aneks-marrëveshjes për normalizimin e arsimit shqip në Kosovë, ishte paraparë të niste kthimi i studentëve shqiptarë në objektet universitare.
Sipas marrëveshjes, studentët e tri fakulteteve teknike – Ndërtimtari dhe Arkitekturë, Makineri dhe Elektroteknikë – duhej të hynin në objektet e tyre përkatëse, bazuar në përzgjedhjen e dakorduar nga palët negociuese.
Moneytizer Paragrafi 4
Por, forcat të shumta policore serbe kishin bllokuar të gjitha rrugët që çonin drejt fakulteteve dhe nuk lejuan hyrjen e studentëve, po ashtu kishin vendosur kordone në të gjitha hyrjet duke i mbajtur studentët të shpërndarë në disa pika, 200–300 metra larg objekteve universitare.
Protesta ishte mbyllur me brohoritje dhe thirrje “UÇK, UÇK”, që shënuan edhe momentin e fundit të kësaj lëvizjeje studentore.
Studentët dhe profesorët shqiptarë ishin shpërndarë në mënyrë paqësore, pavarësisht provokimeve, ofendimeve dhe gjuajtjeve me gurë nga studentë dhe civilë serbë.
Pas pengimit të hyrjes në fakultete, studentët, mësimdhënësit dhe punonjësit e fakulteteve teknike ishin ndaluar nga forca të mëdha policore serbe të hynin në objektet e tyre, pikërisht në ditën kur duhej të liroheshin ato.
Pavarësisht provokimeve, studentët treguan vendosmëri për të vazhduar aktivitetin e tyre paqësor deri në realizimin e plotë të kërkesave./Telegrafi

