Lajme

Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën e Kilimanxharos

 
   

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, pritën pjesëtarët e klubit alpin “Prishtina”, të cilët po përgatiten për ngjitjen e radhës në majën e Kilimanxharos.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se gjatë takimit, Kurti u njoftua për planet dhe përgatitjet e fundit të grupit para nisjes për në Tanzani, ku synojnë ta ngjisin majën e Kilimanxharos, në lartësi prej 5895 metrash, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Organizatorët dhe përfaqësuesit e grupit të alpinistëve u shprehën se kjo ide është menduar si një formë e përfaqësimit dhe promovimit të vendit përmes sportit malor.

“Duke i falënderuar për vizitën, Kurti i përgëzoi për angazhimin në promovimin e vendit tonë dhe u uroi fat dhe suksese në këtë ngjitje të radhës, me rëndësi të veçantë”, thuhet në njoftim.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme