Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti mori pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbreti Charles III

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër. Në këtë pritje, përvec Kurtit e kryeministrave të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte edhe homologu i tyre britanik, Keir Starmer.

Qeveria, përmes një njoftimi thotë se shefi në detyrë ei ekzekutivit pati mundësinë të bisedojë me Mbretin Charles III, kryeministrin e Mbretërisë se Bashkuar, Keir Starmer, si dhe me liderë të tjerë të pranishëm.

“Mbrëmë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen mbretërore (“Royal Reception”) të organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër. Pritja u organizua në pallatin “St James’s Palace”.  Në këtë pritje të veçantë, përveç Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

Gjatë kësaj mbrëmjeje solemne, Kryeministri Kurti pati mundësinë të bisedojë me Madhërinë e Tij, Mbretin Charles III, kryeministrin e Mbretërisë se Bashkuar, Keir Starmer, si dhe me liderë të tjerë të pranishëm, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e veçantë që lidh Republikën e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe barazisë”, ka bërë të ditur Qeveria.