Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi

 
   

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur nderime dhe pikëllim për ndarjen nga jeta të mësuesit dhe veprimtarit Osman Jakupi, të cilit dje iu dha lamtumira e fundit.

Në mesazhin e tij, Kurti e vlerësoi Osmanin si mësues të mirë dhe patriot të madh, duke theksuar qëndrueshmërinë e tij në burgjet e Serbisë, edhe pse i plagosur, si dhe kontributin e pashlyeshëm në arsim dhe për kombin shqiptar.

Mesazhi:

“Kujtimi për të është i paharrueshëm, ashtu sikur kontributi i tij”.