Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kurti në Ferizaj shpalos zotimet e tij në qeverisjen e ardhshme

 
   

Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim me qytetarë në Ferizaj.

Kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe gjatë këtij tubimi foli mbi arritjet e qeverisjes së tij në fusha të rëndësishme të jetës për qytetarët e vendit.

Ai ka përkujtuar se buxheti për barnat esenciale është rritur nga 24 milionë në 63 milionë euro dhe janë shtuar 6.5 milionë euro për sëmundjet e rralla. Pensionet për ata mbi 65-vjeç janë rritur nga 90 euro në 150 euro, dhe gjyshërit që kujdesen për nipat e mbesat do të marrin 100 euro shtesë.

Për fëmijët, shtesat për ata që kanë 3 fëmijë do të jenë 90 euro për secilin. Studimet para universitarë janë falas për 173.000 studentë, dhe janë dhënë 18.000 bursa, ku gjysma janë për vajza.

Kurti gjithashtu njoftoi se janë dhënë 300 milionë euro për subvencione për bujqit, dhe në mandatin e ardhshëm do të garantohet një miliard euro për kredi investuese.

“Pensioni është rritur nga 90 euro sa e kemi gjetur në 150 euro për moshën mbi 65 vjeç, pra pensioni bazik e për dy pensionist kjo i bie një rritje prej 144 euro në atë familje. Kur kësaj ia shtojmë edhe nga 100 euro gjatë këtij mandati 4-vjeçar pra pensioni i 13 është marrë pesë herë për katër vjet… Ne kemi ndihmuar duke rritur buxhetin për listën e barnave esenciale nga 24 milionë euro sa e kemi gjetur në 63 milionë, kemi shtuar edhe 6.5 milionë për sëmundjet e rralla me 70 barna shtesë”, tha Kurti

Kurti tha se gjatë qeverisjes së ardhshme do të ketë vazhdim të mbështetjes në bujqësi, ekonomi dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Sa i përket ushtrisë e kemi gjetur me më pak së 2mijë e 300 ushtarë tashmë i ka me më shumë se 5000 ushtarë dhe njëkohësisht e kemi hequr tavanin për 5000 ushtarë mund të bëhen edhe më shumë, mosha e ushtarëve ka qenë 23-vjeçe, e kemi ngritur në 25, i kemi rreth 300 gra e vajza në ushtri, jemi të interesuar që të bëhen 1000 gra e vajza në ushtrinë e Kosovës. Por gjithashtu katërfish kemi pasur në trajnimet jashtë vendit trefishim të buxhetit dhe më shumë se 100-fishim të shpenzimeve për armatim dhe municion… Ne nuk e konsiderojmë që për ushtrinë tonë të blejmë tanke, neve nuk ka duhen tanket, por a e dini çka, nuk i duhen as Serbisë më, sepse me sistemin tonë antitank i bëhen të padobishme e të papërdorshme”, tha Kurti.