Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor në Gjakovë dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti në fjalimin e tij, theksoi rritjen e ndjeshme të ekonomisë dhe buxhetit gjatë qeverisjes së tij, duke vënë në pah dyfishimin e qarkullimit të bizneseve dhe rritjen e fitimit të korporatave. Ai tha se ekonomia është rritur 70 për qind, buxheti shkon në 4 miliardë euro dhe nis mandati i reformave madhore.
Kurti tha se ekonomia është rritur 70 për qind, buxheti shkon në 4 miliardë euro dhe nis mandati i reformave madhore.
Kurti: Sivjet qarkullimi i gjithmbarshëm i gjithë bizneseve është 25 miliard nga 12.5 në 25 miliard
“Me qeverisjen tonë e kemi rritur për 70 për qind ekonominë e vendit, 7 miliardë e kemi gjetur në vitin 2021 dhe 11 miliardë është sivjet dhe vitin e ardhshëm behët 12 miliard euro. Buxhetin e kemi gjetur 2.4 miliardë, vitin 2021 nga qeveria që zgjati 6 muaj – 9 muaj gjithsej e përbërë nga deputetë Hoti, Bajrami sivjet buxheti 3.6 miliardë po 50% më i madh sesa në vitin e parë të qeverisjes tonë. E vitin e ardhëm buxheti bëhet 4 miliardë apo 2/3 më i madh sesa para 5 vjet. Po shtohet pyetja pse ky buxhet është rritur kështu përpara nuk kanë ditur apo nuk kanë dashtë, qarkullimi i bizneseve për 6 vite është dyfishuar ka qenë 12.5 miliardë vitin 2019 viti i parë para pandemie, sepse nuk bënë të krahasohemi me vitin pandemie që ka pasur tkurrje ekonomike dhe tash sivjet qarkullimi i gjithmbarshëm i gjithë bizneseve është 25 miliardë nga 12.5 në 25 miliardë dyfishim i qarkullimit të bizneseve e sivjet fitimi i korporatave në Kosovë është 2.3 miliard euro”, theksoi Kurti.
Kurti foli edhe për luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se qeveria e tij ka drejtimin e duhur dhe nuk është e korruptuar.
Ne duke e pasur drejtimin e duhur as s’jemi korruptuar dhe kurrë nuk do të korruptohemi, u shpreh Kurti
“Këtë rritje ekonomike mesatarisht 6% në këto 4 vite asnjëherë para 9.4% ne nuk e kemi mbajtur për shtet por e kemi shpërndarë për shoqëri, një shpërndarje sociale nuk është barrë për zhvillimin ekonomik por është karburanti i zhvillimit shoqëror, duke e shpërndare rritjen ekonomike e kemi zvogëluar varfërinë dhe pabarazinë dhe e kemi rritur kërkesën agregate në ekonomi e cila më tej e shton qarkullimin e bizneseve dhe mundëson rritjen e mëtutjeshme të ekonomisë. Pra nuk është çështja vetëm që jemi të pa korruptuar dhe të pa korruptueshëm por ne e kemi edhe drejtimin e duhur unë besoj që ata edhe janë korruptuar edhe janë të korruptueshëm sepse e kanë drejtimi ne gabuar ne duke e pasur drejtimin e duhur as s’jemi korruptuar dhe kurrë nuk do të korruptohemi”, theksoi ai.
Kurti përmendi investimet në shkolla, ambulanca, rrugë, ujë të pijshëm dhe ngrohje, duke veçuar investimin prej rreth 2 milionë eurosh për sistemin e ngrohjes në Gjakovë. Ai foli edhe për mbështetjen e nënave dhe fëmijëve, duke theksuar pagesat për lehonat dhe politikat sociale për familjet.
Në fokus të veçantë ishin projektet strategjike për Gjakovën, përfshirë sigurinë dhe industrinë.
Do të ndërtojmë bazën për fluturaket e sigurisë së Kosovës, theksoi Kurti
“ Në Gjakovë e kemi edhe bazën e sigurisë së Kosovës do të ndërtojmë… për fluturaket e sigurisë së Kosovës e po ashtu këtu në Gjakovë ne Jahoc do ta ndërtojmë edhe fabrikën e municioneve të parën në Republikën tonë të lirë dhe të pavarur. …. Do të dalin fishekët e parë të prodhuar në vendin tonë nga fabrika e municioneve. Linja hekurudhore e cila e lidhë portin e Durrësit më portin e thatë Prishtinës do të kaloj përmes Gjakovës dhe për Shkodër si një projekt kombëtar që sjellë prosperitet tregti dhe lidhje me të ngushta me Shqipërinë”, tha ai.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi se në mandatin e tretë do të zhbllokohen dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore, si dhe do të ndërtohen spitale të reja në Mitrovicë e Ferizaj dhe poliklinika specialistike në disa qytete të Kosovës.
Në mandatin e tretë i hapim rruge sigurimeve shëndetësore, tha Kurti.
“ Tash u bë një vit prej se ligji për sigurime shëndetësore ndodhet në sirtarët e Gjykatës Kushtetues të bllokuara aty 20 milionë euro që na dha Banka Botërore për sistemin informativ shëndetësor nuk i votoi opozita në Kuvendin e Republikës legjislaturën e 9 të por me Kuvendin e ri dhe mandatin e tretë i hapim rrugë sigurimeve shëndetësore që janë tepër të rëndësishme e për të cilat ne insistojmë maksimalisht do ta ndërtojmë mandatin e ri spitalin e ri të Mitrovicës dhe Ferizaj, poliklinika specialistike në Drenas, Sharrë, Podujevë, Viti, Rahovec dhe Leposaviq si dhe poliklinikat specialistike stomatologjike”, tha ai.
Tubimi në Gjakovë u mbajt në kuadër të fushatës zgjedhore.

