Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në njoftimin e tij, Kurti ka theksuar se Belgjika është partnere e rëndësishme për Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.
Ai rikujtoi ngritjen e ambasadës belge në Prishtinë vitin e kaluar, vendimin për dërgimin e atasheut të mbrojtjes, si dhe nënshkrimin e Deklaratës së Qëllimit të Përbashkët mes dy ministrive të mbrojtjes.
Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e raporteve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit në BE e NATO.
Postimi i plotë
																									 
														 
																													 
													 

